Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Në fotografi vërehet se një veturë ka përfunduar jashtë anësoreve të rrugës.  Në vendin e ngjarjes janë parë policia, ndihma e shpejt dhe disa qytetarë që kanë dalë për të ofruar ndihmë.

Go to TOP