Aksident i rëndë në Pavlan të Pejës, një person digjet brenda veturës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të së dielës në Pavlan të Pejës.

Sipas informatave të para, një veturë që dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Pejës, ka humbur kontrollin, është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një fushë. Si pasojë e aksidentit, automjeti është përfshirë nga flakët së bashku me personin që ndodhej brenda tij, njofton Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ai mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.


Go to TOP