Aksident i rëndë në Obiliq, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në Obiliq, ndërsa si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 08:30.

“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. 

Go to TOP