Aksident fatal, ndërron jetë 18-vjeçari nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Katër djemë teksa po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje u aksidentuan në via Alle Fabbriche rreth orës 2:30.

Nga aksidenti fatal ka ndërruar jetë në vend një 18 vjeçar shqiptar me origjinë kosovare ndërsa djemtë e tjerë, të moshës 17 dhe 18 vjeçare janë transportuar në spitalin Ciriè.

Mediat italiane raportojnë se Halili ishte regjistruar në autoshkollë, por ende nuk e kishte marrë lejen e qarkullimit. Pas përplasjes së makinës, tre djemtë që ishin me Halilin kanë mundur të dalin nga makina, ndërsa Halili mbeti në makinë dhe trupi i tij u përfshi nga flakët pasi makina mori flakë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e çetës vullnetare të Caselle dhe ekipi Torino 21, si dhe karabinierët Venaria që po rindërtojnë dinamikën e aksidentit./Gazeta Express

Aksident Caselle Torinese: Makina përplaset me një mur dhe 18-vjeçari vdes i djegur.  Ai drejtonte ende pa patentë
Go to TOP