Aitana Bonmati e fiton “Topin e Artë” për herë të tretë rresht
Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati, e cila luan si lideri kryesor i skuadrës katalanase, vazhdon të konfirmojë dominimin e saj në futbollin botëror të femrave dhe talentin e jashtëzakonshëm që ka shfaqur sezon pas sezoni.
Ajo është shpallur fituese e Topit të Artë, duke u njohur si futbollistja më e mirë në botë për herë të tretë rresht.
