Ahmeti zotohet që do bëj më të mirën për tërë territorin e Lipjanit

Kryetari dhe njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shpalosur programin e tij në Krojmir.

“Të gjitha fshatrat janë të njëjta për mua dhe zotohem që do ta bëj më të mirën e mundshme për tërë territorin e Lipjanit”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti elaboroj punën e tij, për punën që ka bërë brenda 4 viteve.

Ai ka premtuar se, secili fshat do ketë lapidarin e tij për dëshmorët dhe heronjtë.

“Unë besoj në Zot, punë dhe Ligj dhe për këtë edhe zotohem që edhe në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do e bëj”, tha Ahmeti./Bekim D.Olluri

Go to TOP