Ahmeti për Abdixhikun: Është viktimë e mashtrimeve, i ka besuar statistikave të rreme

Gazetari dhe komentatori politik, Arben Ahmeti, ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun duke e cilësuar atë si “viktimë” të njerëzve që, sipas tij, e kanë mashtruar me statistika të rreme.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se Abdixhiku është i rrethuar nga persona që e kanë gënjyer për gjithçka – nga popullariteti, shikueshmëria, renditja politike e deri te mesazhet dhe tubimet e tij. Sipas tij, lideri i LDK-së ka zgjedhur t’u besojë këtyre të dhënave, duke ndërtuar strategjinë politike mbi premisa të gabuara.

“Nuk e di si e shtyn përpara kauzën një lider që bëhet viktimë e tre-katër njerëzve,” ka shkruar Ahmeti, duke shtuar se tani Abdixhiku do të vazhdojë të mbështetet te të njëjtët persona që i ofrojnë analiza të pasakta.

Ai ironizoi gjithashtu pretendimet se LDK ka dyfishuar përkrahjen duke i sugjeruar Abdixhikut që të vazhdojë të besojë në këto të dhëna, por me pasoja për ata që kanë shpresuar vërtet për një ndryshim. /Kosova.info/


Go to TOP