Ahmeti: Ndalni akuzat, qytetarët duan bashkëpunim e debat shpresëdhënës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me debatin politik që po shoqëron zgjedhjet e ardhshme duke kritikuar qasjen e partive të cilat, sipas tij, po fokusohen vetëm në akuza dhe fajësime.

Ahmeti thekson se partitë po e shtrojnë pyetjen e gabuar duke pyetur “kush është fajtori për dështimet”, ndërsa sipas tij votuesit duhet të orientohen te pyetja se “kush është meritor për punët e kryera, për zgjidhjet e ofruara dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Ai apelon që debati politik të marrë drejtim pozitiv dhe konstruktiv:

“Le ta ndërrojmë debatin negativ me debat shpresëdhënës. Na keni lodh me akuza. Duam bashkëpunim!”, shkroi Ahmeti. /Kosova.info/


Go to TOP