Ahmeti i përgjigjet BE-së: Ligji po bllokohet nga ulëset e rezervuara

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti i ka reaguar BE-së, pasi kjo e fundit kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë Ligjin për Liritë Fetare.

Numri dy i ministrisë së jashtme ka thënë se qeveria e ka miratuar këtë projektligj, por ai po mbetet i bllokuar nga ata që kanë 10 ulëse të rezervuara në Kuvend.

 “Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë që ai të mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në platformën “X”.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës që të miratojë Ligjin për Liritë Fetare, duke u shprehur se kjo çështje është në interes të të gjithë qytetarëve.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se deputetët e Kosovës duhet ta mbështesin miratimin e këtij ligji.

“Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”.


Go to TOP