Agjenda e SC Gjilani për ndeshjen ndaj FK Liepaja

Sport Club Gjilani nis ciklin eliminator në UEFA Conference League me ndeshjen ndaj FK Liepaja, e cila do të zhvillohet të enjten më 7 Korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Skuadra do të zhvendoset në Prishtinë për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes, duke zhvilluar seancën gjenerale stërvitore dhe konferencën për media.

Në vijim ju njoftojmë me agjendën e skuadrës më 6 dhe 7 Korrik:

E mërkurë, 6 Korrik

18.00 – Konferencë për media (Folës: Zekirija Ramadani, kryetrajner; Albert Dabiqaj, futbollist)

18.30 – Seanca e fundit stërvitore (e hapur 30 minuta për media)

E enjte, 7 Korrik

17.00 – Tërheqja e akreditimeve nga gazetarët

18.20 – Arritja e ekipit në stadium

20.00 – Koha e ndeshjes

22.15 – Konferenca pas ndeshjes (Folës: Zekirija Ramadani, kryetrajner)

Go to TOP