Agjencia e Kosovës për Akreditim nikoqire e konferencës për arsimin e lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), sot e ka organizuar sot konferencën Ndërkombëtare me titull: “Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave të sigurimit të cilësisë me strategjinë institucionale dhe angazhimin e palëve të interesit”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga Kosova dhe partnerë ndërkombëtarë duke përfshirë Gjermaninë, Kroacinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlandën, Çekinë, Bullgarinë, Slloveninë, Bonjë Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim sot ishte nikoqire e 150 pjesëmarrësve nga Kosova Gjermania, Kroacia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Çekia, Bullgaria, Sllovenia, Bonjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, etj, me të cilët kemi diskutuar për cilësinë në arsimin e lartë.

Në Konferencën e AKA-së kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalim edhe përfaqësuesja e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në këtë konferencë kanë diskutuar udhëheqës institucionalë, ekspertë, akademikë, hulumtues dhe praktikues të ndryshëm nga fusha e arsimit të lartë, së bashku me studentë dhe punëdhënës, për të eksploruar kolektivisht trendet më të fundit, sfidat dhe praktikat në menaxhimin strategjik të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Go to TOP