Agani uron Kurban Bajramin: Festa që na rikujton sakrificën dhe solidaritetin
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit duke theksuar rëndësinë e vlerave që kjo festë përcjell.
Përmes një mesazhi publik, Agani u shpreh se Kurban Bajrami është një moment reflektimi për sakrificën, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin, vlera për të cilat shoqëria ka gjithmonë nevojë.
Ai ndau gjithashtu një fotografi nga dita e hapjes së Xhamisë në Veternik në vitin 2023 duke e cilësuar atë si një moment të veçantë dhe emocional në jetën e tij. Sipas tij, përfshirja në ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj xhamie përbën një kontribut domethënës për komunitetin dhe besimtarët.
“Ka momente në jetë që të mbesin gjatë jo për fjalët, por për ndjenjën se ke kontribuar në diçka që u shërben njerëzve, familjeve dhe brezave që vijnë”, ka theksuar Agani.
Në fund, ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, mirëkuptim dhe harmoni në çdo familje duke uruar: “Gëzuar Kurban Bajramin!”. /Kosova.info/
