Afro 1,000 persona ende të ndaluar në Kazakistan

Më shumë se 460 persona po mbahen nën akuza për terrorizëm dhe prishje të rendit publik në lidhje me trazirat vdekjeprurëse që ndodhën më herët gjatë këtij muaji në Kazakistan, njoftuan zyrtarët më 22 janar.

Eldos Kilymzhanov, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm tha se edhe afro 500 persona të tjerë janë të ndaluar nën akuza më pak serioze si vjedhje, sjellje e keqe dhe posedim armësh.

Ai shtoi se 73 të ndaluar janë të lënduar, përshirë “29 persona janë të plagosur me armë zjarri”.

Një ish i ndaluar ka thënë se gjatë mbajtjes nga autoritetet është keqtrajtuar.

Më herët gjatë këtij muaji, forcat e udhëhequra nga Rusia, u thirrën në Kazakistan që të ndihmonin autoritetet për të shtypur protestat, që nisën fillimisht për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Qeveria kazake ka thënë se celulat terroriste ndërkombëtare janë fajtore për dhunën, por analistët shpërthimin e trazirave ia atribuojnë luftës ndërmjet mbështetësve të presidentit Qasym-Zhomart Toqaev dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbaev.

Familjarë të Nazarbaevit, që prej shpërthimit të trazirave, janë larguar nga postet qeveritare.

Mbi 2,000 trupa të dërguara nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive – që udhëhiqet nga Moska – përfunduan tërheqjen nga Kazakistani më 19 janar.

Go to TOP