Adoleshenti palestinez e godet disa herë me thikë kalimtarin e rastit, i vërsulet edhe policisë izraelite – qëllohet për vdekje

Policia izraelite ka vrarë një adoleshent palestinez në qendër të Jerusalemit.

Në videon e publikuar nga policia izraelite, shihet sesi i riu në një trotuar sulmon një kalimtar rasti, duke i shkaktuar plagë nga therja me thikë, e më pas i vërsulet edhe policisë.

Duke tentuar të lëndojë një polic kufitar, adoleshenti qëllohet nga një polic tjetër i cili i del në ndihmë kolegut, që për pak sa nuk e pati fatin e njëjtë me atë të kalimtarit të rastit.

Në video shihet se në momentin kur policia plagos palestinezin, ai qëndron i shtrirë në tokë – por më pas qëllohet sërish ku nga këto të shtëna ai mbetet i vdekur.

Go to TOP