Ademi njofton se KF “Rahoveci” e ka gati fushën e re
KF “Rahoveci” tashmë ka fushën e re në kuadër të projektit “Çdo 45 ditë, një fushë e re”, ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Në kohë rekord, një tjetër fushë futbolli është finalizuar. KF Rahoveci tani do të ketë një fushë të re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve të futbollit,” ka deklaruar Ademi.
Kjo fushë e re do t’u ofrojë lojtarëve dhe të rinjve të Rahovecit një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e tyre sportiv, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së futbollit në rajon”, është shprehur Ademi.
Ai ka shtuar se ky projekt do të vazhdojë me përkushtim të plotë, duke përmirësuar infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. “Me projektin ‘Çdo 45 ditë, një fushë e re’, jemi të përkushtuar për të ofruar fusha moderne për zhvillimin e futbollit në çdo cep të Kosovës”, ka thënë Ademi.