Abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri, Kurti në përurim nuk e përzien grevën fare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë përurimin e abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë i mbajtur në Gjakovë, se tash e tutje “fëmijët anembanë viseve të banuara me shqiptarë, do t’i mësojnë 36 shkronjat e alfabetit shqip me të njëjtën abetare”.

Kurti ka marrë pjesë në këtë ngjarje, bashkë me ministren e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe atë të Shqipërisë, Evis Kushi.

“Udha e shkronjave që na ka sjellë deri këtu ka qenë e gjatë dhe e vështirë. U qoftë e mbarë rruga e diturisë, e ky vit i ri shkollor, të gjithë nxënësve e nxënëseve, që do të mësojnë nga ky libër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Por sot jo të gjithë nxënësit e klasës së parë do ta kenë këtë abetare, pasi në Kosovë ka grevë.

Sindikata e Arsimit të Kosovës po kërkon rritje të pagave, ndërkaq Qeveria ka bërë thirrje që mësimdhënësit të shkojnë në shkollë.

E mësimdhënëseve grevistë i është ekzekutuar pjesërisht paga e gushtit.

Go to TOP