Abdixhiku uron për Kurban Bajram: Të shërbejë si mësim për devotshmëri, solidaritet dhe dashuri ndaj vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të partisë dhe përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë qytetarët e besimit islam në vend, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e tij, Abdixhiku e vlerësoi këtë ditë si një moment reflektimi dhe sakrifice duke theksuar rëndësinë e devotshmërisë ndaj Zotit, solidaritetit mes njerëzve dhe dashurisë ndaj atdheut.

“Kjo ditë dhe kjo festë e sakrificës le të na shërbejë si mësim për devotshmëri ndaj krijuesit, si mësim për solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si mësim për dashurinë ndaj vendit dhe Republikës së Kosovës. Me fat të gjithëve!”, tha Abdixhiku në mesazhin e tij urues.

Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e besimtarëve dhe në mbarë shoqërinë kosovare. /Kosova.info/

Go to TOP