Abdixhiku uron Mandl dhe McAllister për rizgjedhjen deputetë në PE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar të martën Lukas Mandl dhe David McAllister, për rizgjedhjen e tyre eurodeputetë në Parlamentin Evropian. Abdixhiku tha se dy miqtë e mëdhenj të Kosovës do të jenë zë i popullit kosovar në parlamentin evropian.

Ai tha se këtë mëngjes në bisedën telefonike ka urova David McAllister (CDU) dhe Lukas Mandl (ÖVP) për zgjedhjet e tyre respektive.

“Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament”, tha Abdixhiku.

Derisa të tjerët, sipas tij, angazhoheshin në organizimin e tubimeve “për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja në prill, u mor me përbashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të vendit”.

“Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit. Sot, dua të falënderoj secilin shqiptar që nëpërmjet votës së tyre, siguruan që zëri ynë të përfaqësohet fort në tempullin e demokracisë evropiane. Ju faleminderit që si rrallë herë më parë ishit kaq të organizuar e me kaq përkushtim”, shkruan Abdixhiku.

Qendra e djathtë, sipas tij, triumfoi me plot 186 ulëse në Parlamentin evropian, 10 më shumë se pesë vite më parë duke mbetur forcë dominuese në politikën kontinentale.  

“Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje. EPP, sërish, mbetet zë i arsyes e i ëndrrës evropiane, gjersa vlerat e djathta, të demokracisë, besimit në Zot, familje e në shtet, janë vlera thelbësore evropiane. Të njëjtat i projektojmë dhe në Kosovë!”, shkruan në fund Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP