Abdixhiku prezanton 30 kandidatët e LDK-së për Prishtinën: Zgjedh shpresën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot 30 kandidatët e propozuar nga pesë degët e Prishtinës për zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi se ekipi i LDK-së është më përfaqësues, më i përgatitur dhe më i denjë për kryeqytetin.
“Jam krenar për secilin prej tyre. Jam i bindur në fitoren e tyre dhe jam i sigurt se Prishtina do të flasë sërish e para,” tha Abdixhiku.
Ai shtoi se lista përbëhet nga profesionistë me integritet, dije dhe përvojë, të njohur me sfidat e kryeqytetit dhe politikës nacionale, të cilët do të angazhohen për Republikën. Një tjetër veçori e veçantë e kësaj liste është përfaqësimi gjinor: 50% e kandidatëve janë gra, jo vetëm si numër, por si profesioniste, lidere, aktiviste dhe zëra të fuqishëm në politikë.
Abdixhiku përfundoi mesazhin me një apel për qytetarët: “Zgjedhja është tani tek ju. Zgjedhni shpresën!”
#LDK123 /Kosova.info/
