Abdixhiku premton rritje të pagave në sektorin publik: koeficienti i pagave do të jetë 150 euro
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e vështirë të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë, duke sjellë në vëmendje shembullin e Gjylferije Elshanit, një punëtore teknike në shkollën e mesme teknike në Obiliq.
Sipas Abdixhikut, rritja simbolike e pagave nga qeveria aktuale është e pamjaftueshme për të përmirësuar jetën e punonjësve si Elshani, të cilët përballen me sfida të përditshme për të mbuluar nevojat bazike.
Abdixhiku premtoi se, në javën e tij të parë si kryeministër, do të rrisë koeficientin e pagave në sektorin publik në 150 euro, duke synuar një jetë më të dinjitetshme për të gjithë punëtorët. /Kosova.info/
