Abdixhiku nga Gadimja dhe Podguri: Mbështetja po kthehet në besim për një drejtim të ri

Kryetari i Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të angazhimeve të tij në terren duke u ndalur këtë herë në Gadime dhe Podgur, ku u prit me mbështetje të madhe nga banorët lokalë.

Në Gadime, Abdixhiku e cilësoi pritjen si të jashtëzakonshme duke theksuar se përkrahja që po merr Lidhja Demokratike e Kosovës po shndërrohet çdo ditë e më shumë në besim të qëndrueshëm për ndryshim. Sipas tij, kjo mbështetje nuk është vetëm entuziazëm momental, por një bindje e thellë se vendi ka nevojë për një drejtim të ri.

Ndërkohë, edhe në Podgur ai tha se ndjeu fuqinë e rritjes së besimit qytetar duke vlerësuar mikpritjen dhe energjinë e banorëve të kësaj treve. Abdixhiku falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe theksoi se rrugëtimi politik po ndërtohet bashkë me ta.

Takimet në terren janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Abdixhikut për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP