Abdixhiku në iftar me Tërnavën: Ramazani na forcon solidaritetin dhe vlerat shoqërore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në një iftar të organizuar në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazani, së bashku me bashkëpunëtorë të tij dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Në këtë iftar ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të Bashkësia Islame e Kosovës.

Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët që kanë agjëruar gjatë këtij muaji duke shprehur shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar.

Ai theksoi se Ramazani mbetet një periudhë e rëndësishme reflektimi dhe përforcimi të vlerave që bashkojnë shoqërinë, si solidariteti, mirëkuptimi, toleranca dhe respekti i ndërsjellë.

Sipas tij, këto vlera përbëjnë themelin e bashkëjetesës dhe janë garanci për një shoqëri të drejtë dhe harmonike.

Abdixhiku shtoi se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane dhe vëllazërore duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndihmuar ata në nevojë, ndërsa bëri thirrje që këto vlera të kultivohen dhe të forcohen edhe përtej muajit të shenjtë. /Kosova.info/


Go to TOP