Abdixhiku në Gjenevë: Bashkimi i se djathtës po ndodh

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Gjenevë kanë festuar 34 vjetorin e veprimit politik në këtë vend.

Ai në një postim tha se e djathta po ribashkohet edhe në Mërgatë, me ç’rast ka falënderuar pjesëmarrësit.

“Mes bashkatdhetarëve tanë të mërgatës, shënuam 34 vjetorin e veprimit tonë politik në 🇨🇭; siç dhe shtruam thirrjen e për bashkimit të së djathtës brenda Lidhjes Demokratike.

Para zymtësisë, mos zhvillimit, zbrazjes e izolimit, patriotët e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë! Kosova, siç e kishim menduar gjithherë, thërret për angazhimin tonë monumental, si garantues të vetëm politik të shtetësisë, si projektues të Republikës e si besimtarë të vet demokracisë”, ka shkruar ai, duke thënë se bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodh. /Kosova.info/

Go to TOP