Abdixhiku: LDK nuk bie në detin e helmeve, jemi në garë të madhe për fitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh për mbështetësit e partisë duke kërkuar mirëkuptim për mungesën e reagimeve ndaj provokimeve dhe kritikave që, sipas tij, vijnë nga kundërshtarët politikë.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë, që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë,” ka shkruar Abdixhiku duke shtuar se LDK nuk bie në ‘detin e madh të parëndësisë së tyre’.

Ai theksoi se partia është e fokusuar në garën zgjedhore dhe në angazhimin e secilit anëtar për të arritur fitoren:

“Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë. Kemi nisur diçka të madhe. Po e shohim që ju kemi pas. Le të fitojmë tash!”

Në përmbyllje, Abdixhiku ka theksuar se LDK është një parti e fortë që po rritet me besim dhe pa kalkulime duke u mbështetur te populli dhe anëtarësia:

“Për helmin e madh ndaj Lidhjes, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime. Kjo është pasuria më e madhe e jona.” /Kosova.info/


Go to TOP