Abdixhiku: Kurti mashtroi kur tha se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij me tenderët sekret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar kur thënë se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij me tenderët sekret.

Abdixhku përmendi edhe garancinë e Kurtit për ambasadorin Martin Berishaj për mbi një milion euro që dyshohet se i ka tërhequr në Kosovë.

“900 kontrata sekret i ka dhënë Qeveria e Kosovës, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra kryeministri Kurti mashtroi”, ka deklaruar i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Ky njeri ka garantuar edhe për Martin Berishajn njeriu që i ka nxjerrë 1.4 milionë euro në Kosovë, shikoni çfarë niveli i propagandës është. Zihet me 240 milionë euro, të dhënat nga zyrtarët e tij, me bizneset e Shqipërisë dhe të thotë se nuk ka korrupsion tani në një ambient të tillë e kuptoj pse duhet të pozicionoj vetën kështu. Por çdo ministri e tij çdo institucion nën të, është me kontrata njëburimore rekord. Po them edhe njëherë 900 kontrata sekret i kanë dhënë, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra mashtroi”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, këto të dhëna janë publike në Prokurim Publik, dhe nuk janë të dhëna të LDK-së.“Qytetarët le t’i kërkojnë këto të dhëna, sepse janë publike. Merreni me mend, kryeministri garanton që s’ka korrupsion për ministre që përfundoi në intervestim në Prokurori për rezerva shtetërore”, u shpreh Abdixhiku.

Go to TOP