Abdixhiku: Është radha e vendeve të BE-së që t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë, e Kosovës liberalizim vizash

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, derisa tha se mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton.

Sipas tij, tani është radha e vendeve të BE-së që t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë, e Kosovës liberalizim vizash.

“Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Tutje ai the se çdo përfundim ndryshe nga ky samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan.

“Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”.

Go to TOP