Abdixhiku dhe Beyer diskutojnë bashkëpunimin ndërpartiak

Kreu i LDK-së, Lumir Aixhiku, ka pritur në një darke pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

“Si një nga njohësit dhe kontribuuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së”, tha Abdixhiku.

Në këtë takim ai ka folur për programin tonë politik euroatlantik, për domosdoshmërinë e rigjetjes së rrugës integruese të Kosovës, e për bashkëpunimin e ndërpartiak.

Abdixhiku ka marrë një ftese për në Berlin nga deputeti gjerman. /Kosova.info/

Go to TOP