Abdixhiku: 30,000 zemra nga mërgata–thirrje për rekord të ri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për një arritje historike në regjistrimin e mbështetësve të partisë nga diaspora. Deri më tani, nga 80,000 të regjistruar gjithsej, 30,000 janë raportuar si mbështetës të LDK-së, një kapërcim i madh krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ku diaspora kishte kontribuuar me vetëm 4,294 vota për partinë.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe një thirrje për fitore,” deklaroi Abdixhiku, duke falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Kryetari i LDK-së u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë nga diaspora që të regjistrohen, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në ndryshimin politik që po ndodh në Kosovë. “Janë dhe 24 orë deri në përfundim. Të shkojmë për 40 mijë!” përfundoi ai, duke e shoqëruar thirrjen me sloganin e tij, #behundryshimi.

Regjistrimi masiv i mbështetësve nga diaspora shihet si një sinjal i fuqishëm për mbështetjen që LDK po fiton në prag të zgjedhjeve. Kjo mobilizim pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në rezultatet elektorale dhe të përforcojë pozicionin e LDK-së si një ndër pretendentët kryesorë për fitoren. /Kosova.info/


Go to TOP