Abdixhiku: “12 tetori, përgjigjja më e fortë ndaj mercenarëve – LDK ka zgjedhur rrugën e qytetarëve”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe sulmeve që, sipas tij, po i drejtohen partisë dhe kandidatëve të saj gjatë fushatës.

Ai theksoi se më 12 tetor qytetarët do të japin përgjigjen më të qartë ndaj “mercenarëve” që, siç u shpreh, kanë vendosur LDK-në në “tabelë qitjeje”.

“Le të shajnë, le të ofendojnë. Kaq dinë, kaq bëjnë. Ne nuk kemi kohë për ta. Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK – sikurse edhe populli i Kosovës – ka vendosur ta injorojë. Ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës, dhe me ta bashkë ta bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës,” u shpreh Abdixhiku.

Ai përfundoi mesazhin e tij duke thirrur strukturat dhe përkrahësit e LDK-së për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit./Kosova.info/

Go to TOP