Arrestohet një person në Prizren, i dolën pamjet në rrjete sociale duke rrahut vajzën e tij
Policia e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar në Prizren pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.
Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor
“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme.