Kryetari i FFK-së Agim Ademi takon në Bukuresht të parin e UEFA-s Aleksandër Çeferin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë në stadiumin “Arena Nationale” në Bukuresht të Rumanisë për të parë nga afër sfidën, Francë – Zvicer.

Aty, i pari i futbollit kosovar ka takuar edhe të parin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakoviq.

Me këtë rast Ademi këtë takim e ka vlerësuar si shumë të frytshëm për futbollin e Kosovës, teksa është shprehur i lumtur që FFK gëzon përkrahjen e madhe të UEFA-s në vazhdimësi.

Go to TOP