AAK qon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së

AAK ka dorëzuar ne Kushtetuese kërkesën në emër të dhjetë deputetëve për vlerësimin e kushtetueshmërisë të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Bordit të RTK-sē.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

Postimi i plotë:

Sot sapo e dorëzova kërkesën në emër të dhjetë deputetëve për vlerësimin e kushtetueshmërisë të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Bordit të RTK-së.

Është një elaborim juridik ligjor, ku shihet që ka shkelje serioze të procedurës së shkarkimit dhe presim nga Gjykata Kushtetuese të merr vendimin meritor. Si deputet dhe si politikan nuk më takon të jap asnjë vlerësim për atë se çfarë vendimi merr Gjykata Kushtetuese, mirëpo kemi arsyetuar mendimin që procedura ka qenë e jashtëligjshme.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët e AAK-së dhe deputetëve tjerë, duke u shprehur përmes saj se shkarkime të tilla bordesh përveç që nuk janë ligjore ato janë edhe tendencioze. Veprimet e tilla janë të papranueshme dhe tërësisht në dëm të Kosovës.

Ne besojmë se situata duhet të analizohet thellë në specifika përpara se të merren vendime të tilla.

Go to TOP