AAK kërkon debat parlamentar dhe dorëheqje për Kurtin

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në deklarimin me rastin e mbledhjes së kryesisë së Kuvendit kanë shprehur kërkesën e tyre për debat parlamentar, në të cilën përfshihet edhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Kemi hy në vitin e katërt të qeverisjes, jemi në vit zgjedhor dhe Kosova është duke stanguar, duke përfshirë ekonominë, punësimin, drejtësinë dhe të gjitha. Ky është një dokument ku janë disa prej temave që duam t’i adresojmë në debat parlamentar dhe të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Në momentin kur flet për zgjedhje është dorëzim i tij”, ka thënë ai para mediave.

Tutje Tahiri ka potencuar se shkarkimin e Kurtit e kanë kërkuar qe një vit e gjashtë muaj, teksa ka thënë se “në strategjinë e tij e ka viktimizimin”.

“Një çështje puro e brendshme të cilën e rregullon një institucion kushtetues, e ai është BQK-ja. Unë po e shoh dëmin që po i shkaktohet Kosovës më këtë temë. Në vend se ne të fokusohemi me një agjendë ndërkombëtare, ne po merremi me një çështje të brendshme (çështjen e dinarit) që zgjidhet shumë lehtë”, ka thënë Tahiri.

Go to TOP