AAK ka program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri, thotë Ramadani

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani ka thënë se Aleanca do ta prezantojë një program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri.

Sipas tij, në këtë fushë, nuk ka njeri që “mund t’i kontestojë”.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se AAK-ja është ligë në vete tek mbrojtja dhe siguria, derisa të tjera, siç thotë Ramadani, janë liga lokale.

“Siç e bëmë Ushtrinë, do ta mbrojmë Kosovën! Aleanca do të prezantojë program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri. Tash e sa vite fokusi i shteteve demokratike është rikthyer tek siguria e mbrojtja, prandaj edhe Kosova duhet të bëjë njëjtë. Për këtë fushë, nuk ka njeri që mund ta na kontestojë. AAK është në ligë në vete tek mbrojtja dhe siguria. Tjerët janë në liga lokale”, ka shkruar Ramadani.

Go to TOP