AVONET: Sulmi ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit Vladan Bogdanovic është i pa pranuar dhe të merren masa urgjente

AVONET është informuar zyrtarisht se sot rreth orës 09:30 në hapësirën e Komunës së Kllokotit, e konkretisht të kabineti – zyra e kryetarit të Komunës së Kllokotit z.Vladan Bogdanovic është sulmuar, kërcënuar nga ish-kryetari i Komunës së Kllokotit z.Bozhidar Dejanovic dhe vëllau i tij Zharko Dejanovic dhe tre të tjerë.

““AVONET” e dënon këtë akt duke marr parasysh se kjo përbën cenim të jetës së tjetrit, e mbi të kur kemi të bëjmë me një zyrtarë që përfaqëson vullnetin e popullit.

Andaj, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse, duke filluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të ndërmarrin masa me qëllim të sjelljes para drejtësisë personave përgjegjës për këtë vepër penale.

Veprat e tilla paraqesin rrezik për jetën dhe njëherit punën e një funksionari publik, prandaj atyre duhet tu ofrohet siguri më e madhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në të mirë të qytetarëve”. /Kosova.info/

Go to TOP