A po e mendon Rabiot largimin nga Juventusi?

Francezi Adrien Rabiot, raportohet se është duke e menduar largimin nga gjiganti italian, Juventus.

Ish-futbollist i PSG-së, në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me juventinët.

Rabiot prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, edhe pse ai po bën tregon performacën të mirë këtë edicion të garave.

“Ka disa indikacione se Rabiot po kërkon të largohet nga Juventusi këtë verë”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, Rabiot është i lidhur me rikthimin tek PSG-ja, derisa ai po monitorohet edhe nga disa klube angleze përfshirë edhe Manchester Unitedin. 

Go to TOP