Ministri Vitia nënshkruan Udhëzimin e ri Administrativ për Shkollim Specialistik
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Shkollim Specialistik.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se udhëzimi i ri do t’i eliminojë mangësitë që kanë qenë të shprehura në udhëzimin e mëparshëm.
“Udhëzimi i ri do t’i eliminojë mangësitë që kanë qenë të shprehura në udhëzimin e mëparshëm, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në raport me respektimin e kontratave të nënshkruara”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se përmes Udhëzimit Administrativ është bërë sistematizmimi në klinikat përkatëse, si dhe sipas po të njëjtit njoftim, njëkohësisht është bërë zgjidhja sa i përket mentorëve klinikë.
“Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) ka përpiluar “Ditarin e Specializantit” dhe, në bashkëpunim me departamentin e Sistemit Informativ Shëndetësor ka përpiluar Databazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, procedurë kjo që më parë evidentohej në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik. Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi presim rekomandimin nga BShS për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të inicimit të proceduarve për të hapur specializimet e reja”, thuhet në njoftim.
