Kurti pas takimit me Zaracin: Jemi të përkushtuar për dialog drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve
Kryeministri i Kosovçs, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me përfaqësuesin special të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Zaracin, para takimit të nivelit të lartë në Ohër në kuadër të dialogut me Beogradin. Kurti tha se Kosova është e përkushtuar për një dialog thelbësor në drejtim të një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Kurti ka thënë në Twitter se ka falënderuar Zaracin për mbështetjen e vazhdueshme.
“Përpara takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, fola me përfaqësuesin special të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Zaracin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar për një dialog të hapur dhe thelbësor në drejtimin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, tha Kurti.
