Berisha: Adem Grabovci dhe Beqiri mund të sillen zhag në gjykatë

Sot ka dështuar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo për shkak të mungesës së dëshmitarëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri e Slobodan Petroviq, të cilët kanë qenë deputet kur ka ndodhur rasti, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjyqtarja e rastit Edita Çanta ka lëshuar urdhër që Grabovci dhe Beqiri të sillen me detyrim për të dhënë dëshmi.

Pas këtij urdhri ka reaguar avokati Besnik Berisha.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani ish-deputetët Grabovci dhe Beqiri mund të sillen zhag në gjykatë.

“Adem Grabovcin e Ismet Beqirin mundeni edhe zhag me i cu në gjykatë, po se di a po e zbatoni standardin e njëjtë edhe për pushtetarët?! Akoma ka aktakuza në sirtar që rendojnë mbi pushtetarë, por për cudi prezenca e tyre nuk sigurohet me detyrim, anipse ata e kanë obligim të paraqiten së paku njëherë në gjykim. Tek ne, drejtësi e barazi para ligjit ka vetëm në ligj e kushtetutë!”, ka shkruar Berisha.

Go to TOP