Kurti e pranon: Asociacioni është në nenin 10 të marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është në nenin 10 të marrëveshjes, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 27 shkurt në Bruksel.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si marrëveshje e trashëguar nga vitit 2013 dhe 2015, është në nenin 10, në nenin 7 flitet përk komunitetin serb, i cili nëse s’jam gabim përmendet mbi 10 herë në Kushtetutën e Kosovës”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb duhet të garantohen në përputhje me konventat e Këshillit të Evropës.

“E vetmja konvent e KE-së që rregullon të drejtat e komunitetit shumicë është konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave që tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës”, tha Kurti.

Go to TOP