Kurti: Ata që thonë se marrëveshja s’ka njohje de fakto, të tregojnë pse Vuçiqi s’e nënshkroi atë
Kryeministri Albin Kurti është duke raportuar sot para deputetëve në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, saktësisht për takimin e fundit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel.
Kurti ka sugjeruar që të mos përdoren argumente në diskursin publik, që sipas tij janë në linjë me Serbinë, e cila kundërshton këtë marrëveshje.
“Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk ka njohje de fakto, e kanë barrën e provës të faktojnë se pse atëherë e refuzoi me mbishkrim zyrtar presidenti i Serbisë. Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk është e përqendruar në rregullimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të pavarura duhet të mendojnë pse presidenti i Serbisë e konsideron nënshkrimin e saj si shkelje të vijave të kuqe”, deklaroi Kurti në Kuvend.
