Viktima tenton të kryejë vetëvrasje, thotë se një mashkull i kishte bërë presion psikik

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “nxitjes në vetëvrasje”.

Viktima femër ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti është në procedurë hetimore.

“NXITJE NË VETËVRASJE/Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP