Në këto qytete po zhvillohet aksioni policor për fajde

Që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online edhe prokurori i këtij rastit, Rasim Maloku, i cili ka bërë me dije se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’, e që ka të bëjë me fajde.

Aksioni policor po zhvillohet në regjionin e Prishtinës, Ferizaj, në Vushtrri dhe Lipjan, shkruan Sinjali.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021 dhe deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Go to TOP