Departamenti i Shtetit: Themelimi i Asociacioni mbetet kritik për të ardhmen e Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se themelimi i Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës si një vend sovran dhe jo vetëm.

Ndonëse akoma mbetet punë përpara, përmes një komunikate për media, Departamenti  amerikan ka mirëpritur bisedimet në mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën në Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt, dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatën e DASH-it.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedonin e Veriut.

Go to TOP