“Në institucionet publike të Luginës, vetëm 28 për qind e të punësuarve janë shqiptar”
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi ka thënë se përveç që shqiptarët e Luginës diskriminohen në shumë sfera të jetës, ata vuajnë edhe nga nënpërfaqësimi dhe mosintegrimi politik.
Mustafi ka thënë se vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës së Preshevës janë shqiptarë, apo nga 5 mijë e 472 të punësuar janë 1 mijë e 542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Ai më tej ka thënë se në këtë kontekst, në Luginë ka më pak zyrtarë publik shqiptar sesa që kishte para një dekade.
Në anën tjetër në Medvegjë, Mustafi ka bërë të ditur se punojnë vetëm 6% shqiptar, apo nga 538 janë 32 shqiptar.
“Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35% shqiptar , apo nga 2011 janë 695 shqiptar. Në komunën e Preshevës në institucione dhe nderrmarje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptar sipas hulumtimit ‘Fakte në Numra’ të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, shkroi ai në Facebook.
