Një aktor i mrekullueshëm dhe i suksesshëm si Mevlan Saraçi

Mevlan Saraçi,gjithmonë kur përmendet ky aktor,na bien ndërmend rolet e tij,paraqitjet e tij si në teatër poashtu edhe në televizion në filma të ndryshëm.

Ai studimet i filloi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë,ndërsa diplomoi në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë të gjatë ai u angazhua në Teatrin “Dodona”,ku u paraqit me disa shfaqje të ndryshme dhe goxha të ndjekura asaj kohe,siç ishin “Profesor jam talent se jo mahi”, “Kur kishe mujt me m’pa,qysh m’kishe pa”,pastaj shfaqja “Makbeth” dhe shumë të tjera.

Ai mund të themi lirisht se la gjurmë në kujtesën kolektive me rolin e Flamurit,në filmin historik “Qëndresa”,pa harruar faktin se bashkëpunimet e para nisi me emrat më eminentë të teatrit e filmit,si Faruk Begolli,Reshat Arbana,Muharrem Qena,Tinka Kurti,Isa Qosja,Shani Pallaska,Adem Mikullovci,për të vijuar me role të shumta në filma e seriale të ndryshme vendore,gjersa sot mbetet një ndër ikonat e artit dramatik në Kosovë,angazhime të gjitha këto që bëjnë atë një vlerë të padiskutueshme e teper të çmueshme të artit tonë skenik.

Ne i urojmë Mevlanit,shëndet e suksese pafund në angazhimet e tij.

Go to TOP