Abazi: Në videoincizime dihet kush i mori mostrat e Astrit Deharit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se ka videoincizime të cilat mund të zbardhin të vërtetën mbi humbjen e mostrave të gjakut, të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Abazi ndër të tjera ka thënë se në videoincizime janë të përfshirë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Prokuroria duhet të marrë në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balan. Rasti i Deharit është i rëndë për t’a bartur mbi supe qytetarët”, ka shtuar Abazi.
