Mrekulli/ 42-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orësh nga tërmeti në Turqi

Mrekullitë vazhdojnë në Turqi.

Dhjetë ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, ende ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuar dhe viktima,

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Kahramanmaras, pothuajse 222 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi zonën.

Pamjet televizive treguan se shpëtuesit mbanin gruan e quajtur Melike Imamoglu në një barelë dhe e futën në një ambulancë.

Sapo ajo transferohet, disa duartrokasin, ndërsa të tjerë shpërthejnë në lot.

Go to TOP