Ndryshime të mëdha te Peja
Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll vazhdojnë të bëjnë ndryshime në përbërjet e tyre.
Së fundit, Peja ka njoftuar për largimin e katër basketbollistëve të huaj.
“KB Peja njofton se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratat me lojtarët Rodney Purvis, Isiah Umipig, Khaliq Spicer, Ivan Koljeviq. Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falënderon shumë për kontributin e tyre në klub”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
Megjithatë pejanët nuk po qëndrojnë duarkryq pasi ata kanë zyrtarizuar menjëherë basketbollistin më të ri në ekip, Larry Thomas, derisa së shpejti pritet të transferojnë edhe lojtarë të tjerë.
