Pesë pikat e Avdullah Hotit se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë

Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka rënditur pesë pika që sipas tij, duhet t’i ketë marrëveshja Kosovë – Serbi.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, me garanci ndërkombëtare, për normalizim të marrëdhënieve dhe me njohje reciproke.

Hoti theksoi se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare e jo e ndërmjetme sepse sipas tij, do të mbetet problem i hapur për të ardhmën, teksa shtoi se kjo e rrit pasigurinë politike në të gjithë rajonin.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

  1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
  2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
  3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
  4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
  5. PËR NJOHJE RECIPROKE.
Go to TOP